Avokate Anxhela Llalla është bashkëthemeluese e NLT Consulting. Ajo ka përfunduar studimet universitare në drejtësi, me profilizim në `E Drejtë Private dhe Biznesi`, duke ndërtuar një formim të fortë akademik dhe profesional.
Që prej vitit 2015, Av. Llalla ushtron profesionin në zyra dhe organizata të ndryshme në Shqipëri, duke kombinuar eksperiencën praktike me zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe specializimesh ndërkombëtare, ndër të cilat vecohen: European Trade Union Institute (Belgjikë), College of Edinburgh (Skoci) dhe University of Lille II (Francë).
Av. Llalla është gjithashtu trajnuese e certifikuar ne EU (Eurotrainer) dhe shpesh ftohet si trajnere dhe eksperte në konferenca dhe aktivitete profesionale, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo është e specializuar në të drejtë private, tregtare dhe emigracioni.

