NLT Consulting
Rreth nesh
Shërbime
Publikime
TrajnimeKontakt
AlbanianAlbanian
NLT Consulting
Rreth nesh
Shërbime
Publikime
TrajnimeKontaktNjerëz
Legal and PrivacyCookies
AlbanianAlbanian
SHËRBIME
Si mund t’ju asistojmë?
Ne jemi një zyrë ligjore me shërbim të plotë, të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të përshtatura për çdo sfidë ligjore. Vizitoni faqen tonë të fushave të praktikës për një pasqyrë të plotë të shërbimeve tona. Nga çështjet civile dhe tregtare deri tek përfaqësimet komplekse gjyqësore, ne punojmë me përkushtim për të mbrojtur interesat tuaja në fusha të tilla si:
Shërbimet tona kryesore përfshijnë:
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
E DREJTA TREGTARE
E DREJTA TREGTARE
E DREJTA E PUNËS
E DREJTA E PUNËS
E DREJTA FAMILJARE
E DREJTA FAMILJARE
E DREJTA ADMINISTRATIVE
E DREJTA ADMINISTRATIVE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
PRONËSIA INTELEKTUALE
PRONËSIA INTELEKTUALE
ÇËSHTJE EMIGRACIONI
ÇËSHTJE EMIGRACIONI
SHPËRBLIME DËMI
SHPËRBLIME DËMI
SHËRBIME KONTABILITETI
SHËRBIME KONTABILITETI
PRO BONO
PRO BONO
Rreth nesh

NLT Consulting është një zyrë ligjore e përbërë nga avokatë dhe konsulentë të trajnuar ndërkombëtarisht, të përkushtuar t’ju ofrojnë mbështetje cilësore dhe zgjidhje konkrete për çdo nevojë ligjore. Përmes partnerëve dhe përfaqësuesve tanë, ne ofrojmë shërbime në të gjithë Ballkanin dhe me gjere.

Themeluar nga Av. Kleant Novi dhe Av. Anxhela Llalla, NLT Consulting është rritur çdo vit duke fituar besimin e një game të gjerë klientësh, nga individë dhe organizata jofitimprurëse, deri tek shoqëri tregtare shqiptare dhe të huaja. Me mbështetjen e një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe specialistësh të fushave të ndryshme, ofrojmë shërbime profesionale në katër gjuhë: shqip, anglisht, turqisht dhe italisht. Kjo na mundëson të jemi pranë klientëve tanë pa kufij gjuhësorë e kulturorë.

Në punën tonë udhëhiqemi nga integriteti, profesionalizmi dhe bashkëpunimi. Për ne, çdo rast është unik dhe kërkon një qasje të kujdesshme e të personalizuar. Ekipi ynë i avokatëve dhe konsulentëve kombinon ekspertizën ligjore me aftësinë për të parashikuar nevojat e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje praktike e të qëndrueshme.

Me një komunikim të qartë, transparent dhe të vazhdueshëm, ne sigurojmë që klientët tanë të ndihen të mbështetur në çdo hap. Përvoja jonë mbulon një gamë të gjerë fushash, përfshirë: të drejtën civile, penale, tregtare, familjare, emigracionin dhe çështjet e dëmshpërblimeve.

Pse ne!

Kur bëhet fjalë për studio ligjore, tregu ofron qindra opsione dhe i jemi thellësisht mirënjohës çdo klienti që na ka besuar ne për të adresuar sfidat e tyre ligjore. Ne jemi të ndërgjegjshëm që çdo klient përfaqëson një rast unik, dhe si i tillë, edhe përqasja duhet të jetë e personalizuar.

Mbrojtja e interesit më të lartë të klientit është angazhimi ynë kryesor. Për këtë arsye kujdesemi që t`i dëgjojmë nevojat dhe shqetësimet e secilit, në mënyrë që të jemi në gjendje të përshtasim strategjitë tona për të arritur rezultatet më të mira që i përgjigjen nevojave konkrete.

Klientët na zgjedhin, sepse ne jemi të përqëndruar në arritjen e rezultateve të kënaqshme, qofshin këto në rrugë administrative apo gjyqësore. Përgjatë gjithë marrëdhënies së shërbimit, ne mbajmë një komunikim të hapur dhe transparent me klientët tanë, duke i informuar në çdo hap të procedurës dhe duke i përditësuar vazhdimisht për risitë e alternativat që mund të lindin, si edhe mundësitë e zgjidhjeve që ne u rekomandojmë.

Na kontaktoni

Jemi këtu për t`iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t`ju ndihmuar të gjeni zgjidhjet që ju nevojiten. Zyra jonë është hapur nga e hëna në të premtë, ora 09:00-18:00. Për çështje urgjente mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin e emergjencës: +355 68 488 6855.

🗺Rr. Nikolla Jorga, Nd. 1, H.5, K. 4, Ap. 16, Tiranë 

☏ +355 67 408 6303

☏ +355 68 488 6855 (24/7, raste urgjente)  

✉ [email protected]  

🕙Hënë-Premte 09:00-18:00

Karriera
BASHKOJU EKIPIT TONE

Në NLT Consulting, jemi gjithmonë të hapur për të njohur individë të talentuar dhe të motivuar që duan të rriten së bashku me ne. Nëse e konsideron veten si individ të motivuar, të përpiktë në detaje, ke aftësi të shkëlqyera organizative, komunikim të fortë dhe një pasion të vërtetë për fushën ligjore, do të na pëlqente t`ju njihnim.

Edhe nëse aktualisht nuk kemi pozicione të lira, ne jemi vazhdimisht në kërkim të mundësive për të zgjeruar ekipin tonë me njerëzit e duhur.

📩 Ju ftojmë të na dërgoni CV-në tuaj dhe një prezantim të shkurtër në adresën [email protected]

Shenim: Duke dërguar CV-në tuaj, ju jepni pëlqimin që të ruajmë të dhënat tuaja për një periudhë prej 2 vitesh dhe të kontaktojmë me ju për mundësitë që mund të kemi në të ardhmen.  

Careers
PYET AVOKATIN
Dërgoni pyetjet tuaja duke plotësuar të fushat më poshtë, dhe dikush nga ne do ju kontaktojë në vijim!
Ligjore dhe PrivatësiaCookies
© 2026 NLT Consulting
WhatsApp