Avokat Kleant Novi është bashkëthemelues i NLT Consulting. Ai ka përfunduar studimet universitare në drejtësi në vitin 2009. Pas diplomimit, ai ka ushtruar profesionin e avokatit në disa prej zyrave ligjore dhe kompanive më prestigjoze në Shqipëri, ku ka fituar përvojë të gjerë në çështje të së drejtës civile, penale dhe tregtare.
Për shumë vite, Av. Novi ka mbajtur përgjegjësinë për procedurat e prokurimeve publike, duke ndihmuar kompani shqiptare dhe te huaja, të navigojnë me sukses procese shpeshherë të ndërlikuara. Ekspertiza e tij nuk kufizohet vetëm në përfaqësimin ligjor, por shtrihet edhe në këshillimin strategjik për bizneset, duke u fokusuar tek parandalimi i riskut dhe krijimi i zgjidhjeve afatgjata për klientët.
Av. Kleant Novi është i specializuar në të drejtën civile, penale, tregtare dhe prokurimet publike.

