Avokat Ardit Sulaj ka përfunduar studimet universitare në drejtësi me profilizim në të Drejtë Publike pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera.
Gjatë periudhës së studimeve, ai ka treguar angazhim të lartë akademik dhe aftësi të veçanta kërkimore. Në vitin 2022, Ardit Sulaj fitoi vendin e parë në konkursin e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese, ku ka paraqitur punimin e tij në lidhje me ankimin individual ne Gjykatën Kushtetuese.
Pranë NLT Consulting, Av. Ardit Sulaj kryen punë kërkimore, harton dokumentacione ligjore, kryen procese administrative pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, asiston bizneset në regjistrime pranë QKB, DPPI, administratën tatimore etj.

