Manjola Causholli ka përfunduar studimet Master në Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 2011. Që prej atij viti ka zhvilluar një karrierë të qëndrueshme si ekonomiste, duke dhënë kontributin e saj pranë shoqërive të sektorëve të ndryshëm si: farmaceutikë, teknologji, telekomunikacion dhe bankë. Në këto pozicione, ajo ka fituar përvojë të gjerë në menaxhimin financiar, hartimin e pasqyrave kontabël, raportimin tatimor, si dhe optimizimin e proceseve të brendshme financiare.
Prej vitit 2018, Manjola ofron shërbime kontabël për një gamë me të gjerë biznesesh, duke i ndihmuar të ruajnë përputhshmërinë me legjislacionin tatimor, të përmirësojnë menaxhimin e flukseve financiare dhe të marrin vendime strategjike mbi bazën e analizave të sakta ekonomike.

