Të gjithë subjektet të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike/tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe mbartin detyrimin për regjistrim, sipas ligjit, duhet të regjistrohen në regjistrin tregtar. Regjistrimi fillestar mund të kryhet personalisht nga përfaqësuesit ligjor të subjekteve tregtare ose nga personat e deleguar prej tyre, nëpërmjet dhënies së autorizimit për kryerjen e procedurave të regjistrimit. Përfaqësuesit e subjekteve ose të deleguarit e tyre, mund të regjistrojnë biznesin nëpërmjet portalit e-albania. Gjithsesi duhet mbajtur parasysh se bizneset si rregull duhet të regjistrohen përpara nisjes efektive të veprimtarisë.
Regjistri tregtar është një regjistër elektronik, i hapur për publikun, i cili administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe përmban informacionin e nevojshëm mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari tregtare, përfshirë midis të tjerash informacionin mbi themelimin, organizimin, përfaqësimin, veprimtarinë, ndryshimet dhe çregjistrimin e subjekteve tregtare.
Së bashku me aplikimin, aplikantët në varësi të formës së biznesit që regjistrojnë duhet të paraqesin edhe dokumentacionin përkatës. Dokumentet shoqëruese depozitohen në format elektronik, nën përgjegjësinë e plotë të personit që aplikon. Dokumentet shoqëruese duhet të jenë në gjuhën shqipe. Aktet private dhe dokumentat zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe, me vulë apostile apo të legalizuara sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
Pas dorëzimit, aplikimi dhe dokumentet shoqëruee, merren në shqyrtim nga nëpunësit e autorizuar të QKB. Verifikimi konstaton nëse aplikimi dhe dokumentet janë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të regjistrimit të biznesit. Lloji I dokumentacionit shoqërues ndryshon në varësi të llojit të biznesit që regjistrohet, por mund të jenë: 10aze10te/ akti I themelimit/ dokumenti I autorizimin etj. Duhet patur parasysh që në të njejtën 10aze me regjistrimin fillestar, duhet bërë edhe regjistrimi për pronarin përfitues. Në këtë vlerësim, nëpunësi I autorizuar nuk shqyrton saktësinë e të dhënave apo vërtetësinë e dokumenteve, përgjegjësia për të cilat mbahet nga personat që kryejnë aplikimin ose që kanë hartuar aktet. Në përfundim të procesit të vlerësimit, nënpunësi mund të miratojë, pezullojë ose refuzojë aplikimin.
Çdo vendim I QKB në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e një aplikimi I njoftohet me shkrim aplikantit (e-albania), si dhe në faqen zyrtare të QKB. Në rast aprovimi, aplikanti pajiset me NIPT-in përkatës, ndërsa në rast se aplikimi pezullohet apo refuzohet, aplikanti pajiset me arsyet e pezullimit apo refuzimit të aplikimit.

