Kthehu
Regjistrimi i produkteve plehruese ne Republikën e Shqipërisë
23.12.2023
Shpërnda
Regjistrimi i produkteve plehruese ne Republikën e Shqipërisë

Njohja dhe evidentimi i çdo hallke të zinxhirit ushqimor është i një rëndësie të veçantë për garantimin e shëndetit publik dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorit në përgjithësi. Produktet plehërues janë grupi më i rëndësishëm i inputeve bujqësore dhe me një shumllojshmëri formulimesh dhe përmbajtje të lëndëve ushqyese, me veprim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bimëve dhe të prodhimtarisë e të cilësisë së prodhimit, pa përjashtuar edhe ndikimin po të drejtpërdrejtë në sigurinë ushqimore.

Aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi e rregullojnë shumë shumë mirë mënyrën si duhet të regjistrohen produktet plehruese (PP) në Shqipëri. Aplikanti si fillim duhet të plotësojë aplikimin online në platformën e-albania. Pasi plotëson formularin duhet të bashkëlidhë:

➢   Detajet teknike të produkteve plehruese në gjuhën angleze ose shqipe

➢    Etikën e përkthyer në gjuhën shqipe e cila duhet të përmbajë elementët si: klasifikimi i produktit; formulimi; pamja e jashtme; përdorimi; kushtet e ruajtjes; mbrojtja e shëndetit dhe ambientit; të dhënat e aplikantit; prodhuesi dhe importuesi; data e prodhimit; numri dhe data e regjistrimit etj.

➢   MSDS të përkthyer në shqip,e cila duhet të përmbajë 16 rubrikat përbërëse

➢    Autorizimin e prodhuesit për kompaninë shqiptare duke i dhënë shprehimisht kompetencën për të regjistruar/ importuar dhe tregtuar produktet në Republikën e Shqipërisë

➢   Testet laboratorike

➢   Moster të produktit që kërkohet të regjistrohet, i cili duhet të dërgohet në QTTB pasi aplikimi online pranohet.

Në varësi të grupimit dhe llojit të produktit, kohëzgjatja e regjistrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, ka një vlefshmëri nga 4-7 vjet.

WhatsApp