Importi i produkteve për mbrojtjen e bimëve në Shqipëri kryhet nëpërmjet lejeve të lëshuara nga QKB bazuar në disa kritere paraprake që duhet të përmbushen nga shoqëria tregtare, ndërsa inspektimi realizohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Vlerësimi i AKU bazohet në vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur për inspektim dhe inspektimi në terren për të vlerësuar plotësimin e kërkesave dhe standardeve të detyrueshme të përcaktuara në legjislacion. Kjo license lëshohet nëpërmjet QKB.
Sipas Ligjit Nr. 105/2016 "Për mbrojtjen e bimëve" në Shqipëri, mund të importohen vetëm produkte të regjistruara për mbrojtjen e bimëve. Të gjitha PMB-të e tregtuara ose të përdorura në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet t'i nënshtrohen procedurës së regjistrimit. Vetëm PMB- të, e regjistruara në një nga vendet e BE-së, mund të regjistrohen në Shqipëri. Procedurat për regjistrimin e PMB-ve kryhen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet një komisioni prej 5 anëtarësh.
Ekziston një listë e tarifave (tarifat e regjistrimit) e cila bazohet në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas legjislacionit aktual në fuqi, kërkesat e përgjithshme për të regjistruar një PPP janë:
▪ Lënda/ët vepruese në përmbajtje të saj të jenë të miratuara me urdhër të ministrit;
▪ Të jetë mjaftueshmërisht efektive për kontrollin e organizmave të dëmshëm, të përcaktuar në dosjen e PMB-së;
▪ Të mos ketë efekte të papranueshme (të dëmshme) në bimët apo produktet bimore ku përdoret;
▪ Të mos shkaktojë vuajtje dhe dhimbje të papranueshme te vertebrorët që i kontrollon; d) Të mos ketë efekt të dëmshëm, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mbi shëndetin e njerëzve apo të kafshëve, që e marrin atë nëpërmjet ujit të pijshëm a ushqimit ose tek ujërat nëntokësore;
▪ Të plotësojë kërkesat për paketimin dhe etiketimin e saj sipas legjislacionit në fuqi’
▪ Vetitë fiziko-kimike të PMB-së të jenë të pranueshme për qëllimin e përdorimit dhe të magazinimit;
▪ Metodat e përcaktimit të lëndëve vepruese, të papastërtive, të mbetjeve toksike ose ekologjikisht të dëmshme, mbetjeve në tokë, ujë, ajër, bimë ose produkt bimor, të jenë pjesë e dosjes së regjistrimit;
▪ Të ketë një emër të ndryshëm tregtar nga diçka që është regjistruar më pare dhe që nuk con në konfuzion ose mashtrim lidhur me efektin dhe vetitë e PMB etj.
Nëse plotësohen kërkesat e përgjithshme sipas përcaktimeve ligjore, aplikantët duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrimin e PMB-ve në gjuhën shqipe. Të dhënat teknike të PMB-ve duhet t'i bashkëngjiten në shqip ose anglisht kërkesës, në formë hard copy dhe elektronike. Një të njejtën kohë duhet bashkëlidhur edhe MSDS me 16 seksione e përkthyer në shqip. Aplikantët duhet të paraqesin gjithashtu të dhënat që vërtetojnë se PMB është regjistruar nga aplikanti në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

