Kthehu
Llojet e vizave në Republikën e Shqipërisë:
25.12.2025
Shpërnda
Llojet e vizave në Republikën e Shqipërisë:

Viza e tipit A

Është viza e tranzitit në aeroport që i jep të drejtën mbajtësit të hyjë dhe të qëndrojë në zonën për qarkullim ndërkombëtar të aeroportit deri në nisjen e fluturimit për në vendin e destinacionit. Ajo mund të jepet me shumë hyrje- dalje me kusht që:

1. Akplikanti të vërtetojë domosdoshmërinë e kalimit të shpeshtë transit;

2. Të mos ketë abuzuar më parë me viza të tjera (qofshin këto transit apo jo);

3. Të provojë garanci ekonomike për të mbuluar udhëtimin në vendin e destinacionit

Viza e tipit C

Viza e tipit C i jep të drejtë mbajtësit të saj të qëndrojë në që i jep të drejtën mbajtësit të hyjë dhe të qëndrojë në zonën për qarkullim ndërkombëtar të aeroportit deri në nisjen e fluturimit për në vendin e destinacionit. Ajo mund të lëshohet me një ose shumë hyrje, por në çdo rast nuk mund të jetë më e vjetër se 5 vjet. Në rastet e dhënies së kësaj vize për të kaluar transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, koha e qëndrimit dhe vlefshmëria e saj duhet të përputhen me kohën e nevojshme për të kryer kalimin/et transit në territor, por nuk mund të kalojë 5 ditë.

Për të aplikuar për vizë të tipit C me shumë hyrje-dalje, me kusht që:

1. Aplikanti të provojë nevojën dhe justifikojë qëllimin për të udhëtuar rregullisht, për shkak të detyrimeve familjare, biznesit, trajnime, angazhim në shoqërinë civile etj;

2. Të mos ketë abuzuar më parë me viza të tjera (qofshin këto transit apo jo);

3. Të provojë se ka garanci të mjaftueshme financiare për tu kther në shtetin e origjinës brenda afatit të lëshimit të vizës.

Viza e tipit D

Viza e tipit “D” është viza që lëshohet për shtetasit e huaj që synojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve dhe kanë si synim të pajisen me leje qëndrimi. Ky detyrim vlen vetëm pë rata aplikantë që kanë detyrim të pajisen me vizë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Procedurat dhe dokumentacioni për pajisjen me vizë, përcaktohen sipas motiveve të qëndrimit, për të cilat aplikanti kërkon të aplikojë, si psh: motive punëvimi, vetëpunësimi, investimi, punësimi digjital, bashkim familjar, motivestudimi, trajnimi, au pair, shkëmbime rinore, kërkim shkencor etj.

WhatsApp