Një ndër fushat më të rëndësishme ku është përqëndruar puna e studios sonë, është ajo e biznesit dhe shoqërive tregtare. Legjislacioni si edhe praktikat e panumërta të institucioneve dhe agjencive shtetërore mund të rrisin punën burokratike të bizneseve. Nga ana tjetër gabimet në zbatimin e detyrimeve ligjore, mosnjohja e praktikave të institucioneve publike e ekspozojnë shumë biznesin karshi sanksioneve administrative. Në mënyrë periodike këshillojmë kompanitë për cështje që lidhen me përditshmërinë e tyre që mënyrë që veprimtaria të jetë konform rregullimeve ligjore në fuqi.
Ne ju asistojmë me themelim të shoqërive tregtare të çdo forme e sektori, asistencë ligjore në sektorë të ndryshëm, rishikimin, përpilim dhe negocime kontratash, përgatitje të praktikave/ dokumentave/ marrëveshjeve në përputhje me legjislacionin vendas, pjesëmarrje në takimet e bordeve, due diligence, marrjen e masave në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, shërbime në fushën e pronësisë intelektuale (IP), përditësime të ligjit në varësi të sektorit, mosmarrëveshje në fushën e punës, përgatitje të praktiktave të brendshme të shoqërisë në varësi të sektorit, përgatitje të manualeve të punëmarrësve në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, shërbime ligjore në sektorin e teknologjisë dhe kriptomonedhave, praktika doganore (importe/ eksporte) përfaqësim administrativ, përfaqësim gjyqësor etj.

