Shërbime
Kthehu
E DREJTA E PUNËS
E DREJTA E PUNËS
E DREJTA E PUNËS

Tek ne do të gjeni shërbim të specializuar në lidhje me çështjet e punësimit. Ne i këshillojmë klientët tanë në të gjitha aspektet e marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës duke përfshirë çështjet e para punësimit, negocimin e marrëveshjeve të punësimit apo sipas rastit kompensimeve, udhëzojmë në ndjekjen e procedurave disiplinore, zbatimit të ligjeve për diskriminim, ndjekjen e procedurave për ndërprerjet e punësimit dhe çështjet e kompensimit. 

Në studion tonë, ofrojmë konsulencë ligjore për individët dhe shoqëritë tregtare që kërkojnë udhëzime mbi legjislacionin e punës në tërësi. Qëllimi ynë është që mosmarrëveshjet punëdhënës-punëmarrës të zgjidhen sa më shpejt dhe në mënyrën më të përshtatshme për të gjitha palët e përfshira, shpeshherë duke i orientuar palët drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me mirëkuptim. Në rast se diçka e tillë është e paarritshme, atëherë orientimi i problematikës bëhet në rrugë gjyqësore. Avokatët tanë janë të specializuar për t`ju asistuar në të gjtha hallkat e procedurës. 

WhatsApp