Shërbime
E DREJTA FAMILJARE
E DREJTA FAMILJARE
Marrëdhëniet dhe konfliktet në fushën e të drejtës familjare, përveç se sensitive, janë edhe komplekse. NLT Consulting ka ekspertizën e nevojshme për t`i adresuar dhe zgjidhur këto mosmarrëveshje që paraqesin ndjeshmëri të veçantë. Gjatë punës sonë disa vjeçare kemi trajtuar me sukses çështje të zgjidhjes së martesës dhe lënien për rritje dhe edukim të fëmijes, pavlefshmëri martese, kërkesat në lidhje me njohjen dhe kundershtimin e atësisë, procedurat e birësimit etj. Cdo rast trajtohet me kujdes te vecante, vecanerisht me qellim garantimin e interesit me te larte te femijes.

