E drejta administrative është një fushë që shpeshherë mbart procese të komplikuara, pasi lidhet ngushtësisht me marrëdhëniet ndërmjet individëve, bizneseve dhe administratës publike. Procedurat administrative shpeshherë karakterizohen nga afate të shkurtra dhe kërkesa të rrepta formale, ndaj asistenca ligjore e specializuar është e rëndësishme. Në NLT Consulting, ne ofrojmë mbështetje të plotë për klientët tanë në të gjitha fazat e procedurave administrative. Ne asistojmë në përgatitjen e kërkesave dhe ankesave pranë institucioneve publike, ndjekjen e procedurave administrative, si edhe përfaqësimin përpara organeve administrative dhe gjykatave administrative.
Shërbimet tona përfshijnë: asistencë në procedurat e licencimit dhe lejeve; kontestimin e akteve dhe vendimeve administrative; përfaqësim në rastet e gjobave dhe sanksioneve të vendosura nga autoritetet publike; ndjekjen e proceseve të prokurimeve publike dhe ankimimin e tyre; konsulencë për transparencën dhe të drejtën e informimit. Qasja jonë është të sigurojmë që klientët tanë të mbrojnë dhe të ushtrojnë në mënyrë efektive të drejtat e tyre përballë administratës publike, duke përdorur të gjithë mekanizmat ligjorë të parashikuar.

