Ofrojmë asistencë ligjore dhe përfaqësim në çdo fazë të procedimit penal per personin ne hetim por edhe viktimen nga vepra penale. Procesi penal kalon neper disa faza ku asistenca juridike eshte dosmosdoshmeri. Gjatë hetimeve paraprake lind nevoja e paraqitjes së provave të reja, orientimi i organit procedues drejt marrjes së provave në interes të palës, asistimi i personit gjatë procesit delikat të dhënies së deklarimeve, por edhe të kundershtimit të veprimeve procedurale dhe përfundimeve të arritura nga prokurori. Po ashtu asistojmë edhe me përfaqësimin në gjykatë, me avokatë të specializuar dhe njohuri të thelluara të ligjit procedural. Gjithashtu ofrojme mbeshtetjen tone në lidhje me kërkesat dhe situatat procedural në fazën e ekzekutimit si lirimi me kusht, ndryshimi i masave të sigurimit persona, përfitimi nga amnistia, etj.
Qasja jonë bazohet në mbrojtjen aktive të interesave të klientit, duke përdorur çdo instrument ligjor të disponueshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar.

