Sistemi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale bazohet në një rrjet bashkëpunimi ligjor dhe ndërinstitucional, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. E drejta e pronësisë intelektuale përfshin një gamë të gjerë dhe komplekse aktivitetesh, që përfshin patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit, dizenjot industriale dhe sekretet tregtare.
Per t’i ofruar asistencën e nevojshme klientit ofrojmë konsulence në lidhje me rastin konkret, aplikim per regjistrimin e markes dhe patentes, dizenjos industriale, mbrojtjen e markave tregtare, asistencë mbi mbrojtjen nga konkurrenca e pandershme dhe shkelja e të drejtave, përpilimi dhe negocimi i kontratave që mundësojnë përdorimin e pronësisë intelektuale nga palë të treta, duke siguruar që të drejtat e klientit të mbrohen, monitorimi i shkeljeve në lidhje me IP dhe marrja e veprimeve ligjore të nevojshme etj,
Qasja jonë synon jo vetëm mbrojtjen, por edhe maksimizimin e vlerës së pronësisë intelektuale të klientëve, duke e shndërruar atë në një aset të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrueshmërinë e tyre në treg.

