Avokatët tanë janë të specializuar në çështje që lidhen me siguracionet dhe shpërblimin e dëmit, duke ofruar asistencë të plotë për klientët që janë përfshirë në aksidente ose situata të tjera që kanë shkaktuar dëmtime fizike, emocionale ose financiare, si edhe në rast se jeni përfshirë në aksidente si: aksidente automobilistike, aksidente në vendin e punës, dëmet që mund të vinë nga mjekimi i pakujdesshëm, rryma elektrike etj. Ne e kuptojmë që aksidentet (të çfarëdolloj natyre), mund të rëndojnë gjendjen fizike, emocionale dhe financiare të personit të dëmtuar dhe familjarëve të tij. Rrjedhimisht, jemi të përkushtuar që t`ju asistojmë në zgjidhjen e problematikave të kësaj natyre dhe të përfitoni një kompensim të drejtë, që i përgjigjet dëmit që ju është shkaktuar, qoftë në rrugë administrative apo gjyqësore.
Fushat ku ne ofrojmë mbështetje përfshijnë:
- aksidente automobilistike dhe mjete të tjera transporti;
- aksidente në vendin e punës;
- dëmtimet që vijnë nga mjekimi i pakujdesshëm;
- dëmtimet e shkaktuara nga rryma elektrike ose defekte teknike;
- rastet e përgjegjësisë civile që lidhen me dëmtimin e pasurisë apo shëndetit;
- ndihmë në negociatat me kompanitë e siguracioneve dhe mbrojtje në proceset gjyqësore etj.
Shërbimet tona përfshijnë analizimin e plotë të rastit, mbledhjen dhe paraqitjen e provave, vlerësimin e dëmit, si edhe ndjekjen e procedurave administrative dhe gjyqësore për të siguruar dëmshpërblimin maksimal të mundshëm. Qasja jonë është e përqendruar te interesi i klientit: duke negociuar për marrëveshje të favorshme kur është e mundur, ose duke ndjekur rrugën gjyqësore për të mbrojtur të drejtat tuaja në rast se kjo është e nevojshme. Në çdo rast, qëllimi ynë është t’ju ofrojmë siguri ligjore, mbrojtje të plotë dhe një rezultat sa më të drejtë për dëmshpërblimin tuaj.

